Sulmi në strehimoren e OKB-së në Gaza/ Shkon në 12 numri i të vdekurve, 75 të plagosur

schedule09:05 - 25 Janar, 2024

schedule 09:05 - 25 Janar, 2024

Dymbëdhjetë persona kanë humbur jetën pas një sulmi në një strehimore  të OKB-së në jug të Gazës, sipas një zyrtari të OKB-së. Më shumë se 75 persona u plagosën, duke përfshirë 15 të cilët janë në gjendje kritike, tha Thomas White, zëvendës koordinatori humanitar për Territorin e Pushtuar Palestinez.

“Sulmet e vazhdueshme në vendet civile në Khan Yunis janë krejtësisht të papranueshme dhe duhet të ndalen menjëherë”, tha ai.

“Njerëzit po vriten dhe plagosen. Ndërsa luftimet intensifikohen rreth spitaleve dhe strehimoreve që presin të zhvendosurit, njerëzit janë bllokuar brenda dhe operacionet për shpëtimin e jetës po pengohen”, tha ai.

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit kanë thënë se kanë “përjashtuar” mundësinë që sulmi të jetë kryer nga trupat e saj dhe po heton nëse ishte rezultat i Hamasit. Zyrtarët e OKB-së thanë se ndërtesa në Khan Younis u godit nga dy predha tankesh, duke vrarë të paktën nëntë persona.

Rreth 800 njerëz ishin brenda ndërtesës në momentin e bombardimit.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!