Dy adoleshentë janë arrestuar në Britaninë e Madhe në kuadër të hetimeve për sulmin e një sinagoge në Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Dy të dyshuarit u arrestuan në Manchester dhe nuk janë dhënë detaje për identitetin e tyre, shkruan BBC
Por policia britanike konfirmoi se po bashkëpunonte me autoritetet amerikane. Policia e Manchester raporton se dy adoleshentët u arrestuan në kuadër të hetimeve për sulmin dhe po merren në pyetje.
Shtetasi britanik Malik Faisal Akram, 44 vjec nga Blackburn, u vra me armë zjarri nga policia amerikane, gjatë operacionit për të shpëtuar katër personat që u mbajtën peng 11 orë në sinagogë.
Sipas burimeve të policisë amerikane, Akram kishte mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dy javë më parë. Vëllai i tij konfirmoi vdekjen në një deklaratë të publikuar në faqen në Facebook të komunitetit musliman të Blackburn.
Ai i kërkoi falje personave që u mbajtën peng dhe shtoi se vëllai i tij vuante nga probleme të shëndetit mendor.
/abcnews.al