Ka shkuar në 63 numri i viktimave pas shpërthimit të një bombe në një xhami Shiite në qytetin e Kandahar, ndërsa numri i të plagosurve ka shkuar në 83. Ky ishte sulmi i dytë i përgjakshëm nga një grup i lidhur me organizatën terroriste të Shtetit Islamik që ndodh në një xhami shiite brenda një jave.
Rikujtojmë se një shpërthim bombe, ndodhi pranë një xhamie në provincën veriore të Afganistanit, Kunduz, ku humbën jetën 60 persona./abcnews.al