Një ish-polic ka vrarë të paktën 38 persona, shumica prej tyre fëmijë, në një sulm me armë dhe thikë në një çerdhe në veri-lindje të Tajlandës. Sipas policisë, autori më pas vrau veten dhe familjen e tij, shkruan BBC.
Ish-oficeri, 34 vjeç, u shkarkua në qershor për përdorim droge, tha policia. Një mësues që i mbijetoi sulmit tha se autori në pamje të parë dukej një person i sjellshëm.
Motivi i sulmit mbetet i paqartë.
#กราดยิง #หนองบัวลำภู: Thai police reported shooting and casualties in Uthai Sawan subdistrict, Nong Bua Lam Phu province.
Public urged to stay at home or in safe places. Assailant, believed to be armed, fled the scene in a vehicle. Police is searching for the person pic.twitter.com/XOBxZsZ9WA
— Pichayada P. (@PichayadaCNA) October 6, 2022
Të paktën 22 fëmijë janë në mesin e viktimave. Disa fëmijë të moshës 2 vjeç u sulmuan teksa flinin. Një duzinë njerëz të plagosur janë dërguar në spitalin e qarkut Nong Bua Lamphu.
Sipas informacioneve të policisë, Kamrab u kthye në shtëpi, duke vrarë gruan dhe fëmijën e tij përpara se të vriste veten. Të shtënat masive në Tajlandë janë të rralla, megjithëse nivelet e posedimit të armëve janë relativisht të larta për rajonin.
Armët ilegale janë gjithashtu mëse të zakonshme në vendin e Azisë juglindore, sipas agjencisë së lajmeve Reuters. Sulmi në çerdhe vjen më pak se një muaj pasi një oficer ushtrie vrau dy kolegë të tij në një bazë në Bangkok.
Në vitin 2020 një ushtar vrau 29 persona dhe plagosi dhjetëra të tjerë në qytetin Nakhon Ratchasima.
/abcnews.al