Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Sulmi në ndërtesën e administratës në Mykolaiv, 7 të vrarë dhe 22 të plagosur

schedule13:00 - 29 Mars, 2022

schedule 13:00 - 29 Mars, 2022

Shërbimet shtetërore të emergjencës në Ukrainë kanë deklaruar se 7 persona janë vrarë gjatë sulmit në zyrat rajonale në Mykolaiv.

Nëpërmjet një postimi në internet zyrtarët ukrainas thanë se 22  qytetarë janë plagosur nën rrënoja.

Skynews raporton se sulmi kishte objektiv liderin lokal Vitaliy Kim, i cili gjatë momentit të sulmit nuk ndodhej në ndërtesë.

Vitaly Kim, guvernatori i Mykolaiv, tha në në një postim në internet  se dhjetëra njerëz kishin arritur të largoheshin nga ndërtesa përpara se ajo të goditej nga raketa. 

Presidenti Zelenskiy  tha para parlamentit danez se rrethimi rus i qytetit port të Mariupolit përbënte një “krim kundër njerëzimit”

“Ajo që trupat ruse po i bëjnë Mariupolit është një krim kundër njerëzimit, i cili po ndodh para syve të gjithë planetit në kohë reale”, tha Zelensky.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!