Sulmi në Moskë, ministri i Jashtëm italian: Putin po mundohet të fshehë dështimin e sigurisë duke fajësuar Ukrainën

schedule13:50 - 28 Mars, 2024

schedule 13:50 - 28 Mars, 2024

Ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani thotë se Vladimir Putin pësoi një goditje të rëndë nga sulmi i pak ditëve më parë në Moskë, ku humbën jetën mbi 130 persona dhe u plagosën shumë të tjerë.

“Putini pësoi një goditje shumë të rëndë në Moskë, një sulm që ishte i parashikueshëm, aq sa në faqet e internetit të ministrisë kishte një mesazh me rekomandimin për të mos shkuar në vende të mbushura me njerëz dhe për të shtyrë udhëtimet në Rusi. Kishte një dështim në Shërbimet ruse dhe Putini duhet të fshehin debatin duke ia ngarkuar përgjegjësinë të tjerëve, duke fajësuar Ukrainën. Por nuk ka asnjë dyshim për origjinën e sulmit.”, tha Tajani në një intervistë për mediat italiane.

Ai shprehu shqetësimin për rrezikun e sulmeve terroriste të tilla në vende të tjera.

“E gjithë situata ndërkombëtare më shqetëson. Forcat tona të policisë po punojnë për aktivitete parandaluese, 3 terroristë palestinezë janë arrestuar në L’Aquila. Ne po mbrojmë italianët dhe turistët duke punuar në mënyrë diskrete”, shtoi më tej ministri i Jashtëm italian./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!