Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky falënderoi presidentin e SHBA-së Joe Biden për miratimin e një pakete të re ndihme ushtarake për vendin e tij.
Ato armë, duke përfshirë sistemet HIMARS dhe raketat Patriot dhe Stinger, do të shërbejnë për t’i dhënë ushtrisë së Ukrainës një shtysë të re ndërsa përpiqet të përgjigjet pas sulmit vdekjeprurës nnë Kramatorsk të martën ku të paktën 8 persona vdiqën dhe më shumë se 50 të tjerë u plagosën, tha Zelensky.
Exactly on the anniversary of the ?? terrorists’ attack on Kremenchuk, on the shopping mall, when 22 people were killed, ?? savages again fired missiles at the Kremenchuk district.
Today, ?? terrorists also brutally shelled Kramatorsk. S-300 missiles. Unfortunately, there are… pic.twitter.com/u1rra6fCAi
— Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) June 27, 2023
“Sulmi ndodhi saktësisht një vit pas sulmit në qendrën tregtare në Kremenchuk ku 22 persona humbën jetën. Për atë që ka bërë Rusia, meriton dy gjëra: Të humbasë dhe të gjithë vrasësit dhe terroristët rusë të dënohen”, tha ai.
Ndërkohë, Volodymyr Zelensky ka shkarkuar nga posti kreun e industrisë shtetërore të armëve Ukroboronprom, Yuri Khushiev, me një dekret të bërë publik të marten.
Husiev ka shërbyer në këtë post që nga dhjetori i vitit 2020. Sipas mediave ukrainase, pasardhësi i tij do të jetë Herman Smetanin, drejtues i një fabrike që prodhon automjete të blinduara në Kharkiv.
Sipas gazetës Ukrainska Pravda, Zelensky priste që Khushiev të rriste prodhimin e një sistemi raketash balistike me rreze të shkurtër veprimi, por përpjekjet e bëra u konsideruan të pamjaftueshme.
Kievi është kryesisht i varur nga raketat e dhuruara nga aleatët e tij në Perëndim.
/abcnews.al