Kievi u zgjua sot nga sirenat. Në orët e para të mëngjesit kryeqyteti ukrainas u shënjestrua sërish nga rusët, ndërsa një sulme me raketa ndodhi pranë qendrës.
Kryebashkiaku Vitali Klitschko ka thënë se dy persona janë plagosur dhe e quajti një përpjekje për të frikësuar Ukrainën përpara samiteve ndërkombëtare këtë javë.
“Ne po bëjmë gjithçka që mundemi për të ndalur zjarrin dhe për të nxjerrë njerëzit nga ndërtesat e shkatërruara. Shpresojmë që askush të mos ketë vdekur, por informacionin përfundimtar do ta kemi brenda disa orësh”, tha ai.
Korrespondenti i BBC Nick Beake thotë se zjarrfikësit janë duke lagur poshtë ndërtesën e banimit nëntë katëshe, ku dritaret janë shpërthyer dhe kati i fundit është shembur pjesërisht.
Ai thotë se autoritetet thonë se është shumë herët për të thënë nëse dikush është vrarë.
Një nga raketat e lëshuara nga Rusia u rrëzua dhe u ul në një fshat jo larg Kievit, thotë kreu i administratës ushtarake rajonale Oleksiy Kuleba në Telegram. /abcnews.al