Pasi hetimet për 6 janarin zbuluan se ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump ka ushtruar presion të fortë ndaj zëvendësit të tij Mike Pence për të ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve presidenciale, ka reaguar më në fund Trump, sipas mediave të huaja.
“Një frikacak dhe një robot” e ka cilësuar ai Mike Pence, duke sulmuar kështu dhe tallur ish-zëvendësin e tij.
“Mike Pence kishte një shans të ishte i mrekullueshëm, historik, por nuk pati guximin të vepronte”, tha Trump.
Ai e bëri deklaratën në një forum fetar ungjillor në Nashville, Tennessee, përpara publikut që përfaqëson bazën politike të Pence, në një përpjekje për të minuar shanset e tij në një garë për Shtëpinë e Bardhë.
Donald Trump ka nisur një sulm verbal në seancat dëgjimore të Kongresit të 6 janarit, duke i hedhur poshtë ato si një “marrëveshje të manipuluar” dhe “gjueti të njëanshme shtrigash”. Në daljen e tij të parë publike, Trump tha se paneli i Dhomës së Përfaqësuesve ka përdorur video të modifikuara dhe deponime të modifikuara të dëshmitarëve.
/abcnews.al