Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Sulmi në Balkan Stream/ Analistët: Nuk e ndihmon Orban në zgjedhje, ai donte armike Ukrainën

schedule17:03 - 7 Prill, 2026

schedule 17:03 - 7 Prill, 2026

Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban është i shqetësuar edhe për të ardhmën e tij politike, pas planit të zbuluar për vendosjen e eksplozivëve në tubacionet e gazit Balkan Stream në Serbi.

Po përveç pyetjes se kush qëndron pas sabotimit të dyshuar, mbetet e hapur edhe çështja se si mund të ndikojë kjo në zgjedhjet në Hungari më 12 prill.

Sipas analistëve ne Budapest, nëse eksplozivët do të kishin shpërthyer dhe nëse do të vërtetohej një lidhje mes autorit dhe Ukrainës, kjo do të ndikontë për mirë tek votat pro Orban.



Por mqs autoritetet serbe hodhën poshtë pretendimet se Ukraian mund të kishte gisht, kjo ngjarje nuk mund të përdoret për diçka bombastike në fund të fushatës zgjedhore.

Kjo pasi në fushatën zgjedhore të Orban dy janë argumentat kryesore: Ukraina dhe më pas Brukseli.

Në të njëjtën kohë, Orban përpiqet ta paraqesë kundërshtarin e tij, Peter Madjar, lider i opozitës, si një eksponent të Brukselit.

Kundërshtari i Orbanit, Peter Madjar, e përshkroi ngjarjen si një operacion “nën flamur të rremë”, me qëllim ndikimin e Rusisë në zgjedhje.

Tubacioni transporton gazin rus në Hungari nëpërmjet Turqisë, Bullgarisë dhe Serbisë, ndërsa vendi ku mendohej se do të vendosej lënda plasëse është në veri të Vojvodinës, afër kufirit me Hungarinë, në një zonë ku jeton një popullsi me shumicë hungareze – baza elektorale e Orbanit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!