Sulmi në ambasadën saudite në Holandë, policia: Kishte motive terroriste

schedule21:24 - 16 Nëntor, 2020

schedule 21:24 - 16 Nëntor, 2020

Sulmi ndaj ambasadës saudite javën e kaluar në Hagë kishte motive terroriste. Kështu deklaroi sot policia holandeze.

I dyshuari 40-vjeçar u arrestua të enjten e kaluar në një shtëpi në Zettermeer, afër Hagës, disa orë pas incidentit.

Sipas autoriteteve, ai dyshohet se “kreu sulmin ndaj një ndërtese ambasade që gëzon mbrojtje ndërkombëtare, u përpoq të vriste rojen për motive terroriste”, tha policia në një deklaratë.

“Motivi terrorist buron nga fakti që i dyshuari duket se dëshironte të impononte vullnetin e tij në ambasadë përmes veprimeve të tij,” shtoi ai, pa dhënë detaje të mëtejshme në lidhje me motivet e kësaj të fundit.

40 vjeçari u paraqit para një gjykatësi sot, i cili zgjati paraburgimin për dy javë të tjera, sipas policisë, duke shtuar se hetimi po vazhdon.

Disa të shtëna u regjistruan në mëngjesin e së enjtes, 12 nëntor, në ambasadën saudite në Hagë, pa dëmtuar askënd. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!