Sulmi ndaj tifozëve izraelitë në Amsterdam, arrestohen edhe pesë persona të tjerë

schedule22:49 - 11 Nëntor, 2024

schedule 22:49 - 11 Nëntor, 2024

Policia holandeze ka arrestuar pesë persona të tjerë, të cilët po hetohen për përfshirjen e tyre në sulmet kundër tifozëve izraelitë të Maccabi Tel Aviv në Amsterdam, javën e kaluar. 63 të tjerë janë arrestuar më parë për këtë ngjarje.

Të hënën, kryeministri holandez, Dick Schoof u zotua se autoritetet e vendit do të bëjnë gjithçka që munden për të vënë para drejtësisë autorët e sulmit.

“Imazhet dhe raportet nga Amsterdami për sulmet antisemite kundër izraelitëve dhe hebrenjve janë tronditëse dhe të dënueshme,” tha ai në një konferencë shtypi, duke shtuar se policia dhe prokurorët ende po hetonin ngjarjet.

Sulmet, të cilat ndodhën të premten e kaluar pas ndeshjes mes Maccabi Tel Aviv dhe Ajax, rezultuan me plagosjen e të paktën pesë personave. Si qeveria holandeze ashtu edhe liderët e huaj folën për sulme antisemite./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!