Sulmi ndaj të moshuarës në Pejë, ngrihen aktakuza për 3 infermiere

schedule12:25 - 4 Maj, 2023

schedule 12:25 - 4 Maj, 2023

Prokuroria Themelore në Pejë ka bërë të ditur se ka ngritur aktakuzë ndaj tri të pandehurave, A.P., A.R., dhe R.K., infermiere, për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje, ndaj të moshuarës në qendrën strehimore “Orenda” kanë kryer veprën penale “Sulmi”.

“Sipas aktakuzë, tri të pandehurat në cilësinë e infermiereve në shtëpinë e kujdesit për të moshuar “Orenda”, me dashje dhe në bashkëkryerje përdorin forcën ndaj të moshuarës e cila ishte e vendosur në ketë strehimore, në atë mënyrë që pasi të pandehurat planifikojnë ta vënë nën kontroll viktimën e ndjeshme, me kërkesën e të pandehurës A.P., e pandehura R.K., e incizon me telefon, kurse e pandehura A.R., e kap përdore viktimën duke e mbajtur, e pandehura A.P., e godet disa herë me shuplakë viktimën e tri herë me gjunjë në pjesë abdominale,  e të gjitha këto veprime përcjellën me video incizim dhe të qeshura nga tri të pandehurat.”, është bërë e ditur nga prokuroria.

Me veprimet e cekura më lartë, ekziston dyshimi  se të pandehurat kanë përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar si më lartë.

Ndryshe, sulmi fizik ndaj të moshuarës në Pejë ka ndodhur më 2 nëntor. Tri infermiereve të dyshuara për dhunimin e të moshuarës në shtëpinë e pleqve në Pejë u është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji. Të pandehurat A.P, A.R dhe R.K, dyshohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Sulmi”. Gjykata Supreme, më 25 nëntor i ka liruar nga paraburgimi tri infermieret e dyshuara për sulm fizik ndaj të moshuarës në Pejë. Lajmin për KosovaPress e konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Supreme, Antigona Uka-Lutfiu. “Lidhur me pyetjet tuaja, ju njoftojme se Kolegji gjyqesor i Gjykates Supreme, e ka pranuar si te bazuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë te mbrojtësit të pandehurës A.R., avokatit Blerim Ademaj.”, ka bërë të ditur ajo.

Lidhur me këtë rast, ka pasur reagime të shumta, si dhe protesta, derisa shtëpisë së të moshuarve “Orenda”, ku ka ndodhur sulmi, i është hequr licenca./KosovaPress

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!