Sulmi ndaj QSH në Elbasan, Bardhi: Rama dhe Balla po luajnë me jetët e njerëzve

schedule15:40 - 21 Nëntor, 2020

schedule 15:40 - 21 Nëntor, 2020

PD ka reaguar në lidhje me akuzat ndaj akuzave të Taulant Ballës sipas të cilit kanë qenë thirrjet e tyre që nxitën sulmin me gurë ndaj Qendrës Shëndetësore në Elbasan.

Gazmend Bardhi shkruan se Rama është duke luajtur politikisht me jetën e shqiptarëve.

Ndër të tjera, Bardhi shkruan:

Rama dërgoi Taulant Ballen për të krijuar një histori të re të rreme për të sulmuar Lulzim Bashën, sepse ende nuk ka një pergjigje për fshehjen e numrit të vdekjeve të shkaktuara nga pandemia. Edi Rama vetëm po përpiqet të largojë vemendjen e qytetarëve nga vonesa e pajustifikuar në zbardhjen e së vërtetës.

Ne përsërisim thirrjen ndaj prokurorisë të nisë hetimet për fshehjen dhe manipulimin e të dhënave për numrin e të vdekurve nga covid19.

Kjo nuk është një çështje politike, por është një çështje thelbesore për të gjithë shqiptarët.

Populli shqiptar e ka aftësinë të mos bjerë pre e manipulimeve të Edi Ramës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!