Autorët e sulmit ndaj Mesut Ozil dhe Sead Kolasinac kanë pranuar fajësinë dhe janë dënuar nga gjykata pas tentativës për të grabitur mesfushorin turko-gjerman. Synimi ishte që t’i merrej me forcë ora futbollistit të Arsenalit, por plani shkoi keq.
Ashley Smith ishte ndalur që në tetor dhe kishte pranuar gjithçka, ndërkohë që ka ndodhur e njëjta gjë edhe me 26-vjeccarin Jordan Northover. Smith pritet të dënohet të premten, kurse më vonë do të merret vendimi edhe për autorin tjetër të sulmit ndaj Ozil. Policia ka dalë edhe me një njoftim zyrtar.
#JAILED | Two men plead guilty after attempting a brazen robbery in #Hampstead.
CCTV footage shows they didn't hesitate to draw a weapon when making demands but didn’t bargain on being challenged. One victim stood his ground and fought the suspects off ? https://t.co/x1PURsQ6sz pic.twitter.com/7fLmlp8dDA
— Metropolitan Police (@metpoliceuk) November 6, 2019
NGJARJA E KORRIKUT – E gjithë ngjarja ndodhi përpara shtëpisë së Kolasinac. Ozil kishte ndaluar aty të takonte mbrojtësin boshnjak dhe në atë moment dy persona kanë tentuar ta sulmojnë. Mesfushori ka hyrë në mjet, kurse lojtari tjetër i Arsenal është përplasur me grabitësit.
Më pas ai ka hipur në makinë dhe janë larguar nga vendngjarja. Historia nuk u mbyll me kaq, pasi lojtarët e “Topçinjve” janë ndjekur me motor. Ata kanë goditur makinën me mjete të forta dhe pas 15 minutash Ozil ka ndaluar makinën pranë një restoranti turk, ku është mbrojtur nga stafi. Ngjarja më pas është raportuar në polici dhe vijuan hetimet. /abcnews.al