Një 39-vjeçar polak është shpallur fajtor për sulmin ndaj kryeministres daneze Mette Frederiksen në qershor, njoftoi transmetuesi kombëtar DR.
Burri mund të përballet me katër muaj burg dhe dëbim nga Danimarka për gjashtë vjet.
Frederiksen u “godit nga një burrë” në një shesh publik në kryeqytetin Kopenhagë më 7 qershor, tha zyra e saj.Shtetasi polak tha se nuk mund të kujtohet se çfarë ndodhi, sepse ishte i dehur, sipas DR.
Frederiksen, kreu i Partisë Socialiste Demokratike të qendrës së majtë të Danimarkës, ka shërbyer si kryeministër që nga viti 2019.
/abcnews.al