Sulmi ndaj kryeministres daneze, autoritetet vendase: Nuk ishte i motivuar politikisht

schedule15:42 - 8 Qershor, 2024

schedule 15:42 - 8 Qershor, 2024

Policia në Danimarkë tha të shtunën se një sulm ndaj kryeministres së vendit Mette Frederiksen nuk ishte “i motivuar politikisht”.

“Aktualisht nuk është hipoteza jonë udhëzuese që incidenti ishte i motivuar politikisht,” tha policia në një deklaratë të postuar në X, dikur Twitter.

Mediat vendase raportuan se burri e shtyu fort kryeministren teksa po kalonte në sheshin Kultorvet, një nga sheshet kryesore, në Kopenhagë të premten.

Në deklaratë shtohet se i dyshuari 39-vjeçar doli në gjykatë të shtunën dhe i është caktuar masa e paraburgimit deri më 20 qershor./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!