Sulmi ndaj gjykatëses amerikane: Vetëvritet autori, ishte një avokat që urrente femrat

schedule08:32 - 22 Korrik, 2020

schedule 08:32 - 22 Korrik, 2020

Ka një dyshim për vrasjen e djalit 20 vjecar të Ester Salas, gjykatëses federale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shtëpia e të cilës u sulmua nga Roy Den Hollander. Sipas mediave amerikane ai njihej si avokati që urrente femrat.

Hollander u vetëvra pak orë pas sulmit, trupi i tij i pajetë u gjet në shtëpinë e tij në Nju Jork, 210 kilometra larg skenës së krimit. Për momentin ai është i dyshuari numër një i sulmit në shtëpinë e gjykatëses.

Në rrjetet e tij sociale, Den Hollander kishte publikuar një libër prej 1700 faqesh në të cilin fliste për dominimin femëror në botë. Dhe mund të jetë pikërisht arsyeja e sulmit: urrejtja ndaj Ester Salas, isha avokate e emëruar nga presidenti Obama në 2011 dhe e konfirmuar sërish në muajin qershor si gjykatëse federale në Nju York, e para grua hispanike që mban një post të tillë në Nju Xhersi. Në rrjetet e tij sociale ai e cilësonte si një gjykatëse dembele dhe të paaftë latine të emëruar nga Obama.

Vrasja tronditi Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Salas në momentin e vrasjes ndodhej në bodrumin e shtëpisë së saj. Roy Den Hollander i veshur si shofer i FedEx, trokiti në derën që u hap nga bashkëshorti i gjykatëses, avokati 63 vjecar Mark Anderl. Ai u qëllua disa herë në gjoks. Djali i çiftit, Daniel, student 20 vjeçar, vrapoi në ndihmë të babait të tij dhe mbeti i vrarë nga një plumb në zemër. Anderl ndodhet ende në gjendje kritike për jetën.

Sipas BBC Hollander ishte një avokat anti feminist, dhe kishte hedhur në gjyq diskoteka dhe pub-e të cilat bënin ulje çmimi për klientët femra. Kishte hedhur në gjyq dhe qeverinë federale për një ligj që mbronte gratë nga dhuna, dhe një universitet që mbante kurse studimi për gratë.

NBC News raportoi se ai kishte shkruar dhe për fantazinë e tij për të përdhunuar gjykatësen që kishte drejtuar seancën për divorcin e tij.

Dy vjet më parë ishte diagnostikuar me kancer. Djali i gjykatëses ishte një student në Uashington i cili synonte të bëhej avokat./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!