Sulmi ndaj depove të naftës, Kremlini: Mund të minojë bisedimet e paqes

schedule13:26 - 1 Prill, 2022

schedule 13:26 - 1 Prill, 2022

Sipas zëdhënësit të Kremlinit, Dmitry Peskov, sulmi i Ukrainës ndaj depove të naftës  në Rusi nuk krijon kushtet e favorshme për vazhdimin e bisedimeve të paqes, shkruan BBC.

Gjatë ditës së sotme, guvernatori i rajonit Belgorod të Rusisë, i cili shtrihet në veri të Ukrainës, tha se helikopterët ushtarakë ukrainas  kanë sulmuar një depo nafte. Peskov u pyet në konferencën e tij të përditshme për shtyp nëse sulmi i raportuar përbën një përshkallëzim të konfliktit.

“Sigurisht, kjo nuk është diçka që mund të perceptohet si krijimi i kushteve komode për vazhdimin e negociatave”, u përgjigj ai.

Ai tha gjithashtu se autoritetet po bënin gjithçka për të riorganizuar zinxhirin e furnizimit me karburant dhe për të shmangur ndërprerjen e furnizimit me energji në Belgorod.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!