Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel thotë se është i tronditur nga vrasja e civilëve të pafajshëm palestinezë në Gaza, teksa ata po prisnin dëshpërimisht për ndihmën humanitare.
“Ligji ndërkombëtar nuk lejon standarte të dyfishta. Duhet të nisë menjëherë një hetim i pavarur dhe përgjegjësit duhet të përgjigjen për atë që kanë bërë. Duhet urgjentisht një armëpushim për të lejuar që ndihma humanitare e ofruar nga agjencitë e specializuara të financuara në mënyrë adekuate, si UNRWA, të arrijë tek civilët”, u shpreh presidenti i Këshillit Evropian në një postim në rrjete sociale.
Të paktën 112 njerëz vdiqën dhe 760 të tjerë u plagosën pasi forcat izraelite hapën zjarr ndaj një turme palestinezësh të mbledhur rreth një autokolone ndihmash në Rripin verior të Gazës, sipas Hamasit./abcnews.al