UNIFIL (Forca e Përkohshme e Kombeve të Bashkuara në Liban) thotë se sulmi ndaj automjetit të vëzhguesve të OKB-së është i papranueshëm, duke shtuar se të gjithë kanë përgjegjësi. Katër vëzhgues u plagosën nga shpërthimi teksa po patrullonin përgjatë Linjës Blu në Libanin jugor.
“Të synosh paqeruajtësit është e papranueshme”, shtoi UNIFIL në deklaratë, duke nënvizuar se “të gjithë aktorët kanë përgjegjësi, bazuar në të drejtën ndërkombëtare humanitare, për të shmangur shënjestrimin e joluftëtarëve, duke përfshirë paqeruajtësit, gazetarët, personelin mjekësor dhe civilët”./abcnews.al