Sulmi me tre viktima në Francë, vjen reagimi nga Turqia

schedule22:03 - 29 Tetor, 2020

schedule 22:03 - 29 Tetor, 2020

Franca u trondit  sot nga një sulm me thikë në Nicë, ku mbetën të vrarë tre persona. Pas ngjarjes së rëndë, ka ardhur dhe reagimi i Turqisë.

Ministria e jashtme e Turqisë ka dënuar sulmin ndaj qytetarëve, duke theksuar se një person që vret nuk ka vlera fetare.

“Asnjë motiv nuk mund të justifikojë vrasjen e një personi dhe as dhunën. Është e qartë se kush organizon një sulm të tillë brutal në një vend të shenjtë kulti nuk ka vlera fetare, humane dhe morale”, shkruan në një deklaratë ministria e jashtme e Turqisë.

Gjithashtu, Truqia shpreh solidaritet me popullin francez dhe luftën kundër terrorizmit dhe dhunës.

Reagimi i Turqisë vjen në një moment ku dy vendet janë përfshirë së fundm,i në përplasje të ashpra për çështjet fetare.

Dy presidentët Macron dhe Erdogan janë përplasur ashpër. Erdogan ka dënuar vendimin e presidentit francez për mbylljen e disa xhamive, madje ka thënë se ai ka nevojë për psikiatër. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!