Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Sulmi me tre të vdekur në Nicë, policia franceze arreston një 47-vjeçar

schedule09:28 - 30 Tetor, 2020

schedule 09:28 - 30 Tetor, 2020

Një 47-vjeçar është ndaluar në Nice, Francë, pasi dyshohet si i përfshirë në sulmin e djeshmëm, ku mbetën të vdekur tre persona.

Ai dyshohet të ketë pasur komunikim me autorin e sulmit me thikë në një kishë, njoftoi BFM TV, duke cituar një burim policie.

Të enjten, një tunizian që mbante një thikë dhe thirri “Allah Akbar” theri tre persona para se të plagosej dhe arrestohej nga policia.

Një grua 44-vjeçare braziliane është midis tre të vdekurve në sulm, njoftoi Ministria e Jashtme braziliane.

Ajo është nënë e tre fëmijëve, banuese në Francë.  Viktimat e tjera ishin një grua 60-vjeçare dhe një punëtor 55-vjeçar i kishës, baba i dy fëmijëve. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!