Sulmi me thikë në xhami, Rudolf Nikolli do të hetohet për terrorizëm

schedule11:14 - 22 Prill, 2021

schedule 11:14 - 22 Prill, 2021

Këtë të enjte u zhvillua seanca për 34-vjeçarin Rudolf Nikolli, i cili qëlloi më thikë pesë besimtarë në xhaminë “Dine Hoxha” tek rruga e Kavajës në kryeqytet.

Prokuroria ka kërkuar “arrest në burg” për autorin. Kërkesa e organit të akuzës është pranuar nga Gjykata për shkak të rrezikshmërisë së lartë shoqërore që ajo paraqet.

Ndërkohë Drejtoria e Anti-terrorit ka referuar materialet në prokurori, duke e cilësuar akuzën si veprim me qëllime terrorist.

“Jam dakord me avokatin. Jam përndjekur nga besimtarët myslimane. Nëse i paraqitni personat këtu ua them në fytyrë. U bë një vit që me ndjekin edhe shteti e di këtë. Nuk doja ta bëja, nuk është normale, por besimtarët me kanë përndjekur. Mjekimet i kam pirë, po ka pas raste që si kam pirë. Ilaçet i kam pirë vetë, por herë pas here harroja. Ata më kanë përndjekur”, kështu ka deklaruar 34-vjeçari.

Kujtojmë se ngjarja ndodhi në 19 prill, kur Rudolf Nikolli hyri në xhami me thikë, dhe goditi disa besimtarë. Pas kësaj 34 vjeçari ka tentuar të largohet, por me ndërhyrjen e qytetarëve dhe policisë është arrestuar.

Ngjarja është fiksuar nga kamerat e xhamisë, ndërsa në dëshminë e tij ai ka thënë se ka hyrë në xhami dhe ka parë 10 persona brenda.

Ai ka treguar se këtë veprim e ka kryer pasi e përndiqnin prej një viti, dhe prandaj i ka qëlluar.

Gjate hetimeve ka rezultuar dyshime se Nikolla ka marrë mjekime në spitalin psikiatrik dhe është sekuestruar kartela mjekësore e tij.

Ndërkohë të plagosur nga kjo ngjarje mbetën  Donald Koçi, 35 vjeç, Saba Peposhi, 22 vjeç, Maringlen Konja, 24 vjeç, Kleon Jupaj, 26 vjeç dhe Amri Tolaj, 23 vjeç

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!