Sulmi me thikë në një kishë në Australi/ Peshkopi fal autorin e dyshuar

schedule09:12 - 18 Prill, 2024

schedule 09:12 - 18 Prill, 2024

Një peshkop i cili u godit me thikë në një kishë të hënën ka thënë se është në gjendje të mirë dhe se ka falur autorin e dyshuar. Në një mesazh,  peshkopi Mar Mari Emmanuel gjithashtu bëri thirrje që komuniteti të ruajë qetësinë.

Si pasojë e sulmit, 4 persona u plagosën, ndërsa policia tha se sulmi ishte akt terrorist me motive fetare. Një djalë 16-vjeçar, i cili gjithashtu mbeti i plagosur është arrestuar për ngjarjen, por nuk është akuzuar për asnjë vepër penale.

Policia ka premtuar se personat e përfshirë do të marrin dënimin e merituar. Ata arrestuan të mërkurën një 19 vjeçar. Peshkopi Emmanuel përdori gjithashtu mesazhin e tij publik për t’i nxitur mbështetësit e tij të bashkëpunonin me policinë.

“Kam nevojë që ju të veproni si Krishti. Jezusi nuk na mësoi kurrë të luftojmë. Ai kurrë nuk na mësoi të hakmerremi”, tha ai.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!