Sulmi me thikë në Dublin, autori ishte irlandez

schedule09:09 - 24 Nëntor, 2023

schedule 09:09 - 24 Nëntor, 2023

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga sulmi me thikë në Dublin që shkaktoi një valë zemërimi me protestuesit që dogjën autobusë dhe makina policie dhe vandalizuan disa dyqane.

Sipas policisë, autori që plagosi tre fëmijë dhe një grua 30-vjeçare jashtë një shkolle është një shtetas irlandez. Sipas rrjetit irlandez TheJournal.ie  “heroi” që neutralizoi sulmuesin është një emigrant 43-vjeçar nga Brazili, i cili po kalonte me motoçikletën e tij kur pa një vajzë që po goditej me thikë nga autori.

Ai ndaloi duke e goditur me helmetë. Sipas autoriteteve autori, i cili u arrestua, është një shtetas irlandez 40-vjeçar, i cili jeton prej 20 vitesh në vend dhe jo algjerian, siç u zbulua fillimisht.

Në fakt, policia pas shpërthimit të incidenteve tha se trazirat u shkaktuan nga një “bandë e çmendur huliganësh e drejtuar nga një ideologji e ekstremit të djathtë” dhe u bëri thirrje qytetarëve që të mos besojnë atë që shkruhet në internet.

Më shumë se 400 policë ishin në gatishmëri.

/abcnews.al