Sulmi me raketa në Vinnytsia, të afërmit e të zhdukurve dorëzojnë mostra të ADN-së

schedule15:20 - 15 Korrik, 2022

schedule 15:20 - 15 Korrik, 2022

Familjarët e të zhdukur pas sulmeve me raketa në qytetin qendror të Ukrainës, Vinnytsia, kanë dorëzuar mostra të ADN-së për të ndihmuar zyrtarët të identifikojnë viktimat, sipas një shefi të policisë ukrainase.

“Katërmbëdhjetë të afërm të personave të zhdukur kanë dorëzuar mostrat e tyre biologjike”, tha Ihor Klymenko, shefi i Policisë Kombëtare të Ukrainës, në një deklaratë.

“Specialistët tanë kanë kryer tashmë më shumë se 200 krahasime të profileve të përzgjedhura të ADN-së. Dymbëdhjetë nga 19 personat e identifikuar u njohën me ndihmën e kësaj teknologjie të shpejtë të identifikimit të ADN-së,” shtoi Klymenko.

Tetë persona janë ende të zhdukur, thuhet në deklaratën e Klymenko. Të paktën 23 persona u vranë në sulmin sipas Shërbimit Shtetëror të Emergjencave të Ukrainës, duke përfshirë tre fëmijë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!