Sulmi me raketa në Odessa, numri i të vdekurve është rritur në 20

schedule09:00 - 16 Mars, 2024

schedule 09:00 - 16 Mars, 2024

Numri i të vdekurve nga sulmi me raketa ruse në Odessa është rritur në 20 dhe numri i të plagosurve në 73.

Këtë e ka bërë të ditur presidenti i Administratës Shtetërore Rajonale të Odesës, Oleg Kiper, në Telegram.

Kiper tha gjithashtu se më shumë se 200 banorë të Odessa dhe mysafirë të qytetit kanë dhuruar tashmë gjak.

Shërbimi Shtetëror i Emergjencave raportoi se tetë punonjës të tyre ishin mes viktimave. Nga të plagosurit, nëntë janë në gjendje të rëndë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!