Sulmi me raketa/ Meçollari: Veprimi i Iranit, i dobët. Ja çfarë mund të ndikojë në superioritetin e Izraelit

schedule21:40 - 3 Tetor, 2024

schedule 21:40 - 3 Tetor, 2024

Kapiteni Artur Meçollari thotë se veprimi raketor i Iranit ndaj Izraelit ishte i dobët. I ftuar në emisionin “360 gradë” të gazetarit Artur Zheji, kapiteni u shpreh se në superioritetin e Izraelit mund të ndikojë vetëm një kërcënim me përdorimin e armëve bërthamore.

“Pavarësisht të krijimit të këtij arsenali, Irani ka 8 armë balistike të tipeve të ndryshme që mund t’i drejtojë ndaj Izraelit por suksesi i veprimit ishte i dobët. Të lëshosh 181 raketa dhe të vrasësh 1 njeri. Numri i raketave të rëna, sistemi nuk ka propabilitet 100 për qind, por 90-95 për qind që domethënë në 100 raketa 5-10 bien në tokë. Sasia e raketave të rëna është brenda propabilitetit që pranon sistemi Iron Dome. Sistemi tregoi sukses. Kaq është kapaciteti i Iranit.

Ka një forcë të armatosur të mbështetur në forcë tokësore, është e aftë të mbrohet. Mund të kërcënojë vendet kufitare por jo një vend në distancë 1500-2000 km. Veprimi që kreu tregoi se cili është kapaciteti i tij. Gjykoj se Izraeli do të kundërpërgjigjet por do të varet nga një element. Deri në çfarë pike ka arritur Irani në prodhimin e armës bërthamore sepse raportin midis izraelit dhe Iranit mund ta prishë kjo. E vështirë është përdorimi i armëve bërthamore nga Irani. Në gjykimin tim, superioritetin e Izraelit mund ta prishë vetëm një kërcënim që mund të vijë nga prodhimi i armës bërthamore.”, u shpreh Meçollari./abcnews.al