Sulmi me raketa i Iranit/ Karamuço: Me prapavijë ruse, Izraeli pritet të sulmojë nga ajri dhe deti

schedule21:32 - 3 Tetor, 2024

schedule 21:32 - 3 Tetor, 2024

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço thotë se Rusia ka bërë çmos që të hapë vatër të re konflikti në Lindjen e Mesme.

Në emisionin “360 gradë” në ABC News, Karamuço u shpreh se sulmet me raketa të Iranit drejt Izraelit, janë me prapavijë ruse.

Karamuço shtoi se Izraeli pritet të sulmojë Iranin nga ajri dhe deti.

“Kryefjala është Federata Ruse. Që në vitin e kaluar, ka pasur dokument, që vijon të jetë sekret në NATO, ka dalë vetëm titulli që Rusia po bën ç’është e mundur që të hapë vatër të re në Lindjen e Mesme. Dhe analiza brenda është sekrete, por prognoza, siç thonë gjeneralët, ka qenë shumë e saktë. Ka vite që Rusia investon në Iran, teknologji ushtarake, dhe pastaj Irani, furnizon me këto raketa dhe me armatim tjetër, e ka pasur 1 miliard, e ka çuar 2 miliardë e gjysmë dollarë, vetëm për Hezbollahun. Pastaj, qendrat e reja, Siri dhe më tej në Jemen, që kanë si epiqendër Iranin, si distributor, si furnizues kryesorë, për këtë qëllim, për destabilizimin e të gjithë rajonit. Ka pasur objektiva që janë goditur. Tre baza ajore, por nuk kanë bërë dëme, sepse këto raketa kanë koeficient gabimi prej 300 metrash. Nuk ka pasur dëme, por ajo që do ndodhë më pas dhe me të drejtë, është një sulm i jashtëzakonshëm nga ajri dhe deti që do ndodhë ndaj Iranit. Do paralizojë, siç mendohet, Këshilli i Luftës e ka vendosur në Izrael, mbahet e fshehtë data. Orgjina, infrastruktura a e grupeve që sulmojnë Izraelin, kanë prapavijë ruse, por qendrën kanë Iranin. Izraelitët kanë shfarosur 70% e lidershipit të Hezbollahut”, theksoi ai./abcnews.al