Endri Vrapi dhe Ermal Tahirajn kanë bërë një debat në “Pressing”, sa i takon sulmuesve të Superiores. Vrapi i ka thurur elozhe sulmuesit të Laçit, Kyrian Nwabueze, ndërsa Tahiraj mendon se forma e sulmuesit kurbinas do të bjerë. Sipas Tahirajt, edhe Shkurtaj duhet të konsiderohet goleador dhe nuk po merr meritat e duhura. Debati vijoi si më poshtë:
Endri Vrapi: Mund të kesh një lojtar të vetëm si Nwabueze që merr Laçin për dore.
Ermal Tahiraj: Tani që e njohin do e markojnë dhe do e ketë më të vështirë.
Endri Vrapi: Ata kanë pesë vetë të punojnë për golin, ai është i vetëm dhe ka shënuar 9 gola.
Ermal Tahiraj: Shkurtaj ka shënuar shtatë gola, a nuk është goleador? Te Kukësi nuk luajnë të gjithë për të, siç ndodh te Laçi”./abcnews.al