Sulmi me bombë në Stamboll, Bozdag: Ishte i planifikuar, gruaja qëndroi 45 minuta në stol para shpërthimit

schedule21:46 - 13 Nëntor, 2022

schedule 21:46 - 13 Nëntor, 2022

Kanë dalë detaje të reja nga shpërthimi i bombës në Stamboll, ku humbën jetën 6 persona dhe dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur.

Ministri i Drejtësisë së Turqisë, Bekir Bozdag, ka dhënë detaje të reja lidhur me sulmin me bombë në qendër të sheshit Taksim, e cila sipas tij ishte e planifikuar më parë.

Ai tha se gruaja që dyshohet se shpërtheu bombën u ul në një stol, priti 45 minuta para se të ngrihej dhe më pas bomba shpërtheu.

“Një grua ulet në një stol për rreth 45 minuta dhe shpërthimi ndodh menjëherë pasi ajo ngrihet”, tha ministri turk i Drejtësisë, duke u bërë thirrje qytetarëve që të mos mbështeten në lajme provokuese dhe të pavërteta. “Shumë lajme provokuese po qarkullojnë. Është e dobishme për qytetarët që të mos mbështeten në lajme joekzistente që synojnë të mashtrojnë. Prokuroria e Përgjithshme e Stambollit ka nisur një hetim. Autorët e kësaj ngjarje natyrisht janë përgjegjës. Ky është një sulm kundër besueshmërisë, paqes dhe unitetit të Turqisë”, tha ai.

“Ka dy versione. Ose kjo çantë ka një pajisje në të dhe shpërthen vetë ose dikush e shpërthen nga distanca. E gjithë kjo aktualisht është duke u analizuar”, theksoi ministri.

“Kjo është një zonë e zgjedhur posaçërisht. Ka “alienë”, të cilët mund të kenë dashur t’i dërgojnë një mesazh botës. Turqia është një shtet i fuqishëm. Turqia tani është një vend që vazhdon luftën kundër terrorizmit jashtë kufijve të saj. Nuk është e mundur të ndalet përparimi i Turqisë”, shtoi ai duke thënë se “Franca, SHBA dhe Gjermania mbështesin terroristët PKK/YPG. Ata u japin armë. Turqia nuk po lufton vetëm kundër PKK-së, FETO-s dhe DAESH-it, por edhe kundër vendeve që i kanë nisur kundër nesh. Përndryshe, 3-5 terroristë nuk janë problem për ne. Ne nuk duhet të bëjmë dallimin mes terroristëve të huaj dhe atyre vendas”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!