Sulmi me armë në zyrën e PD, reagimi i parë nga socialistët: Ngjarja nuk ka lidhje me politikën

schedule20:45 - 19 Prill, 2021

schedule 20:45 - 19 Prill, 2021

PS distancohet nga sulmi me armë në Kavajë ku mbeti i plagosur aktivisti i PD. Kandidati i Partisë Socialiste në zonën e Kavajës, Etjen Xhafaj ka shkruar në rrjetet sociale se ngjarje si kjo nuk përfaqësojnë kulturën dhe qytetarinë e Kavajës.

Sipas tij ngjarja nuk ka lidhje me politikën dhe zgjedhjet e 25 Prillit. Ai shton se zgjedhjet duhet të jenë festë në Kavajë e gjithë Shqipërinë.

“Ngjarje si kjo e sotmja nuk përfaqësojnë kulturën dhe qytetarinë e Kavajës. Jam i bindur se ngjarja nuk ka lidhje me politikën dhe ne që garojme për zgjedhjet e 25 Prillit duhet të jemi të parët që jo vetëm ta denojmë aktin e sotëm, por edhe mos ta politizojmë këtë ngjarje.

Zgjedhjet duhet te jenë festë dhe kështu do të jenë në Kavajë e gjithë Shqipërinë. Autoritetet duhet të veprojnë me shpejtësi dhe autorët duhet të vendosen një orë e më parë para drejtësisë. Shërim sa më të shpejtë për djalin e përfshirë në ngjarje!”, shkruan Xhafaj./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!