Sulmi me 8 të vrarë në Teksas, mes viktimave edhe 3 fëmijë

schedule10:01 - 9 Maj, 2023

schedule 10:01 - 9 Maj, 2023

Burri që qëlloi me armë në një qendër tregtare pranë Dallas, Teksas , duke vrarë tetë persona, besonte në ideologjinë neo-naziste dhe ishte një avokat i supremacizmit të bardhë, sipas postimeve në rrjetet sociale.

Mediat amerikane raportuan se burri në fjalë adhuronte Hitlerin dhe shkroi postime që synonin gratë dhe pakicat racore. Ndërkohë, Policia e Shtetit të Teksasit publikoi emrat e pesë të rriturve të vrarë të shtunën dhe konfirmoi se tre fëmijë ishin në mesin e të vdekurve: dy vajza, 11 dhe 8 vjeç dhe një djalë 3 vjeç.

Mes viktimave të identifikuara ishin gjithashtu Kio Song Cho, 37 vjeç, gruaja e tij Cindy Cho, 35 vjeç. Sipas raportimeve të mediave ata ishin prindërit e djalit 3-vjeçar, i cili gjithashtu  humbi jetën.

I vetmi i mbijetuar ishte vëllai i tij 6-vjeçar. Dy nga vajzat që u vranë ishin motra, ndër viktimat e tjera ishin Christian Lecour, 23 vjeç, Elio Cumana-Rivas, 32 vjeç dhe një grua, Aishëaria Thatikonta, 26 vjeç.

10 persona të tjerë, të moshave nga 5 deri në 61 vjeç, janë plagosur, nga të cilët të paktën tre janë në gjendje kritike. Sulmuesi, i cili përdori një pushkë gjysmë automatike AR-15, është identifikuar si 33-vjeçari Mauricio Gracia, i cili humbi jetën si pasojë e plumbave nga policia.

Autoritetet nuk kanë publikuar ende një motiv të mundshëm për të shtënat të shtunën në Allen Premium Outlets në periferi të Dallasit të Allen.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!