Gjermania është tronditur pas sulmit me 8 të vrarë pas në Hamburg. Mediat raportojnë për të paktën 8 të vdekur pas të shtënave në një kishë të “Dëshmitarëve të Jehovait” në në lagjen Altersdorf në Hamburg.
Disa vetë janë plagosur rëndë. Sipas policisë, mes të vdekurve mendohet të jetë edhe autori i krimit. Sfondi i vrasjeve në Hamburg ende është i paqartë.
Policia bëri të ditur, se nuk bëhet fjalë për vrasës të tjerë dhe se autori i krimit ka qenë i vetëm. Pas sulmit me 8 të vrarë në Hamburg ka reaguar edhe kancelari gjerman, Olaf Scholz.
Kancelari gjerman, Olaf Scholz është shprehur për një “lajm të hidhur” nga Hamburgu. “
Disa anëtarë të komunitetit Jehova dje në mbrëmje janë bërë viktimë e një akti brutal të dhunës, mendimet e mia shkojnë pë rata dhe të afërmit, si dhe tek forcat e sigurisë dhe shpëtimit që kanë kaluar një natë të rëndë”, ka shkruar Scholz në Tëitter.
Natën e së enjtes në qendrën e Jehovait po mbahej një meshë. Të shtënat u dëgjuan rreth orës 21:00. Forcat e shpëtimit dhe policia ishin pak minuta më pas në vendngjaje.
/abcnews.al