Sulmi me 6 të vrarë në një qendër tregtare në Australi, policia: Autori kishte në shënjestër gratë

schedule09:32 - 15 Prill, 2024

schedule 09:32 - 15 Prill, 2024

Autori 40-vjeçar që kreu një sulm në një qendër tregtare në Sidnei, duket se kishe si shënjestër gratë, sipas autoriteteve australiane. Pesë nga gjashtë personat që vdiqën ishin gra. Disa të tjerë, përfshirë një foshnjë mbeti e plagosur.

Komisioneri i policisë së Uellsit të Ri Jugor tha për ABC News të Australisë se ishte “e qartë” se Cauchi kishin synim gratë. I vetmi i vrarë në sulm ishte roja i sigurisë Faraz Tahir, 30 vjeç, i cili u përpoq të ndërhynte.

Ai ishte një refugjat nga Pakistani i cili kishte qenë në Australi vetëm “për një periudhë të shkurtër kohore”, tha kryeministri Anthony Albanese për radion Triple M të hënën.

“Është e qartë për mua, është e qartë për detektivët, që agresori u përqendrua te gratë dhe iu shmang meshkujve.

Ne nuk e dimë se kishte në mendje vrasësi dhe kjo është arsyeja pse është e rëndësishme tani që detektivët të marrin në pyetje të gjithë njerëzit që e njihnin atë”, tha më tej komisionerja Karen Webb.

Katër personat që u plagosën gjatë sulmit kanë dalë nga spitali. Tetë të tjerë vazhdojnë të marrin kujdes mjekësor, ku disa prej tyre janë në gjendje të rëndë dhe disa të tjerë në gjendje të qëndrueshme.

Sipas autoriteteve vrasësi kishte probleme të shëndetit mendor dhe u qëllua për vdekje nga një oficere policie të shtunën.

Për herë të parë u diagnostikua me një sëmundje mendore në moshën 17-vjeçare, tha Policia e Queensland.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!