Joe Biden deklaroi të dielën se “supremacizmi i bardhë nuk ka vend në Amerikë” pasi tre persona u vranë në një sulm racist në Florida.
FBI po heton të shtënat e së shtunës si një krim urrejtjeje pasi zyrtarët thanë se sulmi në një dyqan në Jacksonville, Florida ishte i motivuar racialisht dhe liderët e komunitetit gjithashtu u shprehën të tmerruar.
Një burrë i bardhë, i armatosur me një pushkë dhe një pistoletë hyri në dyqan pak para orës 14:00 të së shtunës dhe vrau dy burra dhe një grua, përpara se të qëllonte për veten. Të tre viktimat ishin me ngjyrë.
“Krimet e urrejtjes janë gjithmonë dhe do të mbeten gjithmonë një prioritet kryesor për FBI-në, sepse ato nuk janë vetëm një sulm ndaj një viktime, ato synojnë gjithashtu të kërcënojnë dhe frikësojnë një komunitet të tërë,” tha Onks.
/abcnews.al