Sulmi me 18 të plagosur në Dnipro, Zelensky premton hakmarrje

schedule09:54 - 3 Prill, 2024

schedule 09:54 - 3 Prill, 2024

Të paktën 18 persona, përfshirë fëmijë, u plagosën në një bombardim rus në Dnipro, sipas një njoftimi të guvernatorit rajonal Serhiy Lysak, duke sqaruar se nga 12 personat që u dërguan në spitale, pesë janë fëmijë.

Sipas shërbimeve të urgjencës, në sulmin e djeshëm janë shkatërruar një kompani, një kopsht dhe një strukturë e arsimit të lartë, ndërsa zjarri është vënë nën kontroll.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi në fjalimin e tij të mbrëmjes se do të hakmerret.

“Hakmarrja do të jetë gjithnjë e më e madhe çdo herë”, kërcënoi ai. Në të njëjtën kohë, ai kërkoi edhe një herë nga aleatët e Kievit në Perëndim më shumë sisteme të mbrojtjes kundërajrore.

Ukraina ka shtuar sulmet në territorin rus në muajt e fundit si hakmarrje për bombardimet që ka pësuar që kur Rusia pushtoi territorin e saj më shumë se dy vjet më parë.

/abcnews.al