Sulmi me 15 të vdekur në Pragë, e shtuna ditë zie kombëtare

schedule08:33 - 22 Dhjetor, 2023

schedule 08:33 - 22 Dhjetor, 2023

Republika Çeke ka shpallur të shtunën ditë zie kombëtare pasi një person i armatosur vrau 15 persona dhe plagosi 25 të tjerë në një universitet në Pragë.

Presidenti Petr Pavel shprehu trishtimin dhe zemërimin për humbjen e jetëve. Personi i armatosur, për të cilin policia tha se ishte “eliminuar”, besohet të ketë vrarë edhe babanë e tij dhe mund të jetë i lidhur me vdekjen e dy personave javën e kaluar.

Sulmi i djeshëm është një nga të shtënat masive më të këqija në historinë e fundit europiane. Të shtënat filluan rreth orës 15:00 me orën lokale të enjten në ndërtesën e Fakultetit të Arteve të Universitetit Charles në qendër të kryeqytetit çek.

Personi i armatosur hapi zjarr në korridoret dhe klasat e ndërtesës, duke vrarë në mënyrë të rastësishme.

Pamjet dramatike të shpërndara në mediat sociale tregonin njerëz që fshiheshin në një parvaz të jashtëm disa kate lart, ndërsa në sfond dëgjoheshin edhe të shtëna armësh.

Policia thotë se i armatosuri ishte një student 24-vjeçar në universitet dhe nuk kishte precedentë të mëparshëm penalë, megjithëse shton se u gjet një “arsenal i madh armësh dhe municionesh”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!