Ambasada amerikane në Irak u sulmua sot me tre raketa. Raketa goditën Zonën e Gjelbër të Bagdadit, duke synuar Ambasadën e SHBA, sipas raporteve fillestare nga burimet lokale të sigurisë.
Fatmirësisht nga sulmi nuk pati asnjë viktimë. Ndërkohë, Forcat e Sigurisë Irakiane gjetën pajisjen e nisjes së raketave.
“Bekimi i Allahut qoftë mbi familjen e Muhamedit”, shkruhej mbi pajisje.
Ky është sulmi është i treti në një javë që shënjestron institucionet diplomatike, ushtarake ose tregtare perëndimore në Irak pas disa muajsh qetësi. /abcnews.al