“Air India” është përfshirë nga një sulm kibernetik, i cili ka prekur 4.5 milionë klientë në botë. Emrat, numrat e kartave të kreditit dhe të dhënat e pasaportës ishin midis të dhënave të vjedhura, tha Air India në një deklaratë të premten.
Një numër i linjave ajrore janë prekur nga sulmet kibernetike gjatë viteve të fundit. British Airways u gjobit me 28 milion dollarë vitin e kaluar pasi u hakuan të dhënat e 400,000 pasagjerëve në një sulm kibernetik në 2018.
Cathay Pacific u gjobit me 700,000 dollarë pasi detajet e më shumë se nëntë milion klientëve u hakuan në 2018. Gjithashtu EasyJet tha vitin e kaluar se hakerat kishin siguruar emailin dhe detajet e udhëtimit të rreth nëntë milion klientëve., raporton abcnews.al
Air India njoftoi në mars se ishte informuar në shkurt nga kompania e saj e përpunimit të të dhënave, SITA PSS për një sulm kibernetik. Shkelja përfshinte të dhëna personale të regjistruara midis gushtit 2011 dhe shkurtit 2021. SITA, e cila siguron rezerva të IT në pjesën më të madhe të industrisë së aviacionit, tha në atë kohë se kishte qenë shënjestra e një “sulmi shumë të sofistikuar” që kishte prekur një numër të linjave ajrore.
Air India është pjesë e koalicionit Star Alliance të linjave ajrore dhe SITA merret me operacionet kompjuterike për programin e saj të fluturimeve. Linjat të tjera ajrore paralajmëruan pasagjerët në mars për sulmin kibernetik por shumica thanë se vetëm emrat dhe të dhënat e fluturimit ishin hakuar./abcnews.al