Sulmi kibernetik, eksperti IT: Janë publikuar të dhëna për automjetet ushtarake dhe të policisë

schedule14:59 - 31 Tetor, 2022

schedule 14:59 - 31 Tetor, 2022

Të dhëna të marra nga sistemet shqiptare janë bërë publike në faqen ‘Homeland Justice’ dhe sipas ekspertit të IT Tomi Kallanxhi janë të dhëna kryesisht të automjeteve ushtarake. Në një lidhje direkte me studion e ABC Live me gazetaren Sibora Bitri, Kallanxhi u shpreh se të dhënat e publikuara mbrëmjen e së dielës i përkasin kryesisht mjeteve ushtarake, të policisë apo të individëve të punësuar në shtet.

Bëhet fjalë për 19941 mjete të publikuara, dhe janë të dhëna shumë sensitive. Në databazën e publikuar të makinave shqiptare, është lista e automjeteve shqiptare, e selektuar në vetëm ato mjete në pronësi shtetërore, qoftë ushtarake apo në pronësi të Policisë së Shtetit, ku janë të dhënat për shasinë e makinës, lloji, targa dhe emri, mbiemrin e qytetarëve të cilën i kanë në pronësi dhe njësinë ku ata banojnë.

Në dokument janë bërë të ditura, targat, modeli i automjetit, tipi, ngjyra e tij, numri i shasisë dhe emrin e personit që e ka në pronësi.

‘Është e sigurtë që ka bashkëpunëtorët, shërbimet sekrete, bashkëpunëtorët i kanë kryesorë, ka njerëz që po e ndjekin, kush flitet më shumë, aty lëshojnë një njoftim një lajm, për cfarëdolloj individi, kanë gjithë celësat e shtetit në dorë, kanë pasur aksesin e mundshëm dhe kanë klonuar çdo të dhënë të aksesit të AKSHI’, tha Kallanxhi.

Për ekspertin e IT, Kallanxhi është kosto për të gjithë shqiptarët. Janë akoma stafet ndërkombëtare që po punojnë për këtë gjë, në momentin që do të kthehet stafi shqiptar, edhe staf i huaj, i cili është në brendësi./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!