Të paktën 16 persona janë vrarë dhe 36 janë plagosur në sulmin izraelit në lagjen Hama në Sirinë qendrore, tha drejtori shëndetësor i qytetit Maher al-Younes, sipas mediave shtetërore siriane.
Gjashtë persona janë ende në gjendje kritike.
Syrian air defenses confronted an Israeli aggression targeting several sites. Initial reports indicate that one of the Israeli airstrikes has targeted the Scientific Research Center in Masyaf, in Hama countryside. The Israeli enemy made 14 martyrs and 43 injuries, 6 critical. pic.twitter.com/ij2VT6wXpC
— sonja van den ende (@SonjaEnde) September 9, 2024
Të dielën vonë mbrëma, sulmet izraelite shënjestruan disa objekte ushtarake në Hama, sipas mediave të vendit, duke shtuar se sistemet e mbrojtjes së vendit kapën dhe shkatërruan disa prej tyre.
Sulmet izraelite janë intensifikuar që nga fillimi i luftës në Gaza tetorin e kaluar, si përgjigje ndaj sulmeve ndërkufitare në veri të Izraelit nga Hezbollahu dhe grupe të tjera në Liban dhe Siri.
/abcnews.al