Sulmi i Rusisë, drejtori i OBSH: Jam i shqetësuar për shëndetin e qytetarëve në Ukrainë

schedule22:27 - 24 Shkurt, 2022

schedule 22:27 - 24 Shkurt, 2022

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Tedros Adhanom Ghebreyesus ka shprehur trishtim për sulmin ushtarak të Rusisë në Ukrainë.

Ai thotë se është shumë i shqetësuar për shëndetin e popullit ukrainas.

“Jam zemërthyer dhe shumë i shqetësuar për shëndetin e njerëzve në Ukrainë  teksa kriza është në përshkallëzim.

Sistemi shëndetësor duhet të vazhdojë të funksionojë për të ofruar kujdes për njerëzit për çdo problem shëndetësor”, shkroi ai ndër të tjera.

Ai bëri thirrje për paqe dhe akses të qëndrueshëm për ofrimin e ndihmës humanitare në Ukrainë.

/abcnews.al