Sulmi i Ramës ndaj gazetarëve, reagojnë Basha dhe Kryemadhi

schedule17:35 - 25 Tetor, 2017

schedule 17:35 - 25 Tetor, 2017

Lulzim Basha deklaroi se sulmi i kryeministrit ndaj gazetarëve tregon çekuilibrimin psiqik të tij. Ai tha se Rama nuk e fsheh dot të vërtetën tronditëse as brenda tij sepse është i marrë peng nga Saimir Tahiri dhe se kriminelët që i diktojnë vendim-marrjen politike. “Sulmi ndaj gazetarëve është dhunë jo vetëm ndaj tyre, por dhunë ndaj gjithë shoqërisë, e cila pa gazetarinë dhe pa fjalën e lirë përfundon në errësirë dhe skllavëri” thotë Basha sipas të cilit përgjigja më e mirë është kurajo për të zbukluar të vërtetën. Edhe opozitarja tjetër Monika Kryemadhi, tha se pasi Rama akuzoi dhe sulmoi prokurorinë në mënyrë të paprecedentë sulmoi gazetarët. Ajo e quajti Ramën një kryeministër arrogant që fuqinë e gjen tek mandatet e blera me paratë e krimit sot shpalli si armiq dhe ata që për detyrë kanë t’i drejtojnë pyetje. Ajo bëri thirrje për reagim të medias, trupit diplomatik dhe shoqërisë civile.