Sulmi i përgjakshëm në Paris, momenti i arrestimit të autorit  

schedule14:28 - 3 Dhjetor, 2023

schedule 14:28 - 3 Dhjetor, 2023

Videoja e arrestimit të autorit të sulmit të përgjakshëm në Paris po bën xhiron e rrjetit. Autori, një 26 vjeçar qëlloi për vdekje për turist gjerman dhe plagosi dy të tjerë, në atë që e cilësoi si një shenjë hakmarrje për myslimanët që po vriten në botë.

Në video shihet sulmuesi duke u përpjekur t’i shpëtojë dy policëve, një burrë dhe një gruaje, të cilët i drejtojnë armët.

Në të njëjtën kohë, autori postoi një video në rrjetet sociale duke marrë përgjegjësinë për sulmin e tij. Në këtë fazë, hetuesit nuk e dinë se kur është regjistruar video, por ajo është postuar në internet “njëkohësisht” me sulmin, sipas burimit të sigurisë.

Menjëherë pas sulmit ka reaguar presidenti francez, Macron. Në postimin e tij, Emmanuel Macron i shpreh ngushëllimet familjes dhe të afërmve të shtetasit gjerman që humbi jetën.

Gjithashtu për sulmin ka reaguar edhe kryeministrja Elizabeth Borune.

“Ne nuk do t’i dorëzohemi terrorizmit,” tha ajo.

/abcnews.al