Sulmi i përgjakshëm në Paris, autori pranon krimin: Veprova i vetëm

schedule14:10 - 4 Dhjetor, 2023

schedule 14:10 - 4 Dhjetor, 2023

Autori i sulmit me thikë që vrau një turist gjerman pranë Kullës Eifel të shtunën ka pranuar krimin, duke treguar se veproi i vetëm. Gjatë ndalimit të tij, 26-vjeçari franko-iranian e justifikoi aktin e tij si një “reagim ndaj persekutimit të myslimanëve në mbarë botën”, ndërsa gjatë rrëfimit ishte shumë i ftohtë.

Autori, Armand Rajabour-Miyadoab, ishte tashmë i njohur për autoritetet franceze dhe vuante nga problem të shëndetit mendor.

Ai u arrestua menjëherë pas sulmit.

Ekstremisti islamik ishte zotuar për besnikëri ndaj grupit të Shtetit Islamik, sipas një video që ai postoi në internet përpara se të ndërmerrte veprime.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!