Sulmi i Interit i frikshëm, thyhet Napoli i Gattusos

schedule22:39 - 6 Janar, 2020

schedule 22:39 - 6 Janar, 2020

Është mbyllur takimi më i rëndësishëm i javës së 18-të në Serie A, mes Napolit dhe Interit. Ishin zikaltërit ata që triumfuan me rezultatin 1-3, falë dy sulmuesve Lukaku dhe Lautaro. Bomberi belg shënoi dy gola në pjesën e parë, ndërsa ylli argjentinas vulosi fitoren për Interin në pjesën e dytë.

Golin e vetëm për Napolin e shënoi sulmuesi polak, Arkadiusz Milik. Interi rimerr kështu vendin e parë në renditje, duke lënë edhe njëherë tjetër pas rivalët e Juventusit. Zikaltërit ngjiten në kuotën e 45 pikëve, po aq sa Juventusi, por mbajnë vendin e parë për shkak të golaverazhit më të mirë.

Conte duket se ka ndërtuar një skuadër të frikshme, ndërsa Gattuso ka ende shumë punë për të bërë te Napoli./abcnews.al

Serie A, java 18

Napoli – Inter  1-3
Milik 39′ / Lukaku 14′ 35′, Lautaro 63′

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!