Sulmi i Hamasit në Izrael, Macron: Dhimbja mbetet po aq akute sa një vit më parë

schedule10:53 - 7 Tetor, 2024

schedule 10:53 - 7 Tetor, 2024

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka përkujtuar sulmin e Hamasit më 7 Tetor në Izrael, duke thënë se dhimbja mbetet po aq akute sa një vit më parë.

“7 tetor. Dhimbja mbetet, aq e gjallë sa një vit më parë. Dhimbja e popullit izraelit. E jona. Dhimbja e njerëzimit të plagosur. Nuk i harrojmë as viktimat, as pengjet, as familjet me zemër të thyer nga mungesa apo pritja. Unë u dërgoj atyre mendimet tona vëllazërore”, ka shkruar Macron në një postim në rrjetin social X.

Një ditë më parë, Macron zhvilloi edhe një bisedë telefonike me Benjamin Netanyahin, të cilit i shprehu angazhimin e palëkundur të Francës për sigurinë e Izraelit. Nga ana tjetër, kryeministri izraelit tha se vendosja e një embargoje për armët do të ndihmonte Iranin dhe aleatët e tij./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!