Sulmi i Hamasit më 7 tetor/ Jep dorëheqjen shefi i inteligjencës izraelite

schedule09:30 - 22 Prill, 2024

schedule 09:30 - 22 Prill, 2024

Kreu i inteligjencës ushtarake izraelite ka dhënë dorëheqjen, sipas një raporti të  Associated Press, për dështimet rreth sulmit të 7 tetorit. Aharon Haliva është figura e parë e lartë që jep dorëheqjen pas sulmit të Hamasit.

Ai kishte thënë në tetor se mbante mbi supe fajin për dështimin për të parandaluar sulmin, i cili depërtoi mbrojtjen shumë të lavdëruar të Izraelit. Ushtria izraelite tha në një deklaratë se shefi i shtabit ushtarak pranoi kërkesën e Haliva për të dhënë dorëheqjen dhe e falënderoi atë për shërbimin e tij.

Rreth 1200 izraelitë u vranë në sulmin e 7 tetorit, duke nxitur një valë urrejtje dhe hakmarrje kundër grupit milant të Hamasit. Mbi 34 mijë palestinezë janë vrarë nga forcat izraelite, ndërsa Gaza pothuajse është shkatërruar.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!